Lighthouse Tirana

Lighthouse Tirana

Lighthouse Tirana

SHARE

Projekti “Lighthouse” parashikon ndërtimin e një objekti rezidencial me 15 kate mbi tokë, taracë të shfrytëzueshme dhe 4 kate nëntokë, pranë zonës së Kopshtit Zoologjik. Trualli ndodhet në një zonë me potencial të lartë urbanistik dhe me akses të favorshëm ndaj infrastrukturës rrugore, hapësirave të gjelbra dhe shërbimeve publike.

 

Objekti propozohet si një ndërtesë moderne rezidenciale me dizajn bashkëkohor, fasada neutrale dhe volumetri të harmonizuar me mjedisin përreth. Ndriçimi natyror, ventilimi dhe orientimi janë optimizuar në funksion të komoditetit të banimit.Projekti siguron integrim të plotë me rrjetet e energjisë, ujësjellës-kanalizimeve dhe telekomunikacionit.